Lajme

VoRAE dënon ashpër përjashtimin e fëmijëve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian nga “Festa e Abetarës”

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 18 May 2022

10 nxënës të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian ishin anashkaluar gjatë festës së Abetarës në shkollën fillore “Xhemajl Kada” në Pejë.

Për këtë shkak Organizata ‘’Zëri i Romëve Ashkalinjve dhe Egjiptianëve’’, e konsideron këtë diskriminim të bërë të sytë e institucioneve përgjegjëse të arsimit të nivelit lokal dhe qëndror.

OJQ VoRAE dënon ashpër veprimet e tilla përjashtuese.

-Advertisement-

“Rasti i fundit, më datë: 17 maj 2022, ku 10 fëmijë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian nga komuna e Pejës u mblodhën në ‘Festën e Shkronjave të Abetares’, doli të jetë segregues e diskriminues ndaj tyre. Kështu duke u cenuar të drejtën të festonin bashkë me fëmijët e tjerë.

Ngjarje kjo e cila ndodhi pikërisht në praninë e përfaqësuesve të institucioneve Qendrore e Lokale si: Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Komunës së Pejës.

“OJQ “Zëri i Romëve Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, dënon ashpër veprimet e tilla përjashtuese dhe diskriminuese të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në secilën formë segreguese, e sidomos kur kemi të bëjmë me fëmijë, si kategori më e ndjeshme e shoqërisë sonë”.

Në reagim kjo organizatë kërkon veprime urgjente nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Veprimet nga MASHTI dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Pejë, duhen të jenë urgjente dhe efikase në marrjen e masave adekuate ndaj rasteve të tilla që kanë ndikim negativ tek këto komunitete dhe shoqëria në përgjithësi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera