Lajme

Vora, Fushë Kruja e Laçi kërkojnë ndihmë urgjente

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 29 November 2019

Qytetarët e prekur nga tërmeti në Vorë, Shijak, Fushë Krujë dhe Laç kanë nevojë për ndihmë.

Sipas tyre një pjesë e madhe e apartamenteve kanë mbetur të pabanuara nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë.

Qytetarë nga këto zona i kanë thënë gazetës inFokus se nevojat për ndihmë janë të mëdha pasi deri më tani të gjithë janë orientuar në Durrës.

Në kërkesën e tyre për ndihmë, ata tregojnë se apartamentet janë të pabanueshme dhe gjendja është e jashtëzakonshme.

Vendet që kanë nevojë për ndihmë janë Vora, Shijaku, Fushë Kruja dhe Laçi.

Në Laç mëngjesin e së premtes u shpall gjendje e jashtëzakonshme nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E gjatë ditës së enjte nga Pranvera Guma Gagani, Ergisa Bejkollari dhe Luis Bekteshi është shpërndarë një listë e Bashkisë së Durrësit për organizimin dhe orientimin e ndihmave në vendet e duhura.

Sipas kësaj liste në Laç ka nevojë për çadra batanije dhe shtretër apo dyshekë.

Numri dhe personat kontaktues janë Xhuljan Kafexhiu në këtë nr 0693615697 Elton Laska 0672220542, Kryetaren e Bashkisë Majlinda Cara 0686874854, Adriatik Lapaj 0697514192,  Ndue Kalthi 0697514192.

Ndërsa në Shijak sipas kësaj liste kanë nevojë për  20 karroca me rrota dhe 10 paterica.

Numrat kontaktues dhe personat i gjeni në këtë listë./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

 

 

 

Të tjera