Lajme

Vonohen pagat, paralajmërohet grevë e punëtorëve teknikë

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 06 September 2017

Kryetarët e shoqatave të punëtorëve teknikë që veprojnë në shkollat e komunës së Prishtinës kanë paralajmëruar grevë dyditore për shkak të vonesës së pagave.

Ata një gjë të tillë e kanë bërë të ditur gjatë një takimi që kishin sot me Sindikatën e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.

Pas një diskutimi të shkurtër u mor vendim që punëtorët teknik të shkollave të komunës së Prishtinës “Dardania”, “Pjetër Bogdani”, “Gjergj Sfishta” dhe “Asim Vokshi” të enjten dhe të premten nga ora 10:00 deri 11:00 do të protestojnë në vendet e tyre të punës dhe nëse deri të hënën nuk jepen pagat e tyre, atëherë nga e marta më 12 shtator do të futen në grevë dhe nuk do të kryejnë asnjë punë derisa të mos paguhet paga e tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera