Vonesat e vaksinave kundër Covid-19 në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 22 February 2021
Muaji shkurt ishte paralajmëruar si periudhë e arritjes së vaksinave të para kundër COVID-19 në Kosovë.
Deri tani asnjë syresh nuk është siguruar. Megjithatë, Isme Humolli nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i tha Zërit të Amerikës se dozat e para të vaksinave pritet të arrijnë javën e ardhshme ose në javën e parë të muajit mars.
“Siç jeni në dijeni Kosova një sasi bukur të madhe të vaksinës do ta marrë nga mekanizmi i COVAX-it. Dëshira e të dy palëve, edhe e Kosovës edhe e COVAX-it është që vaksina të vije sa më parë, por jemi dëshmitarë të asaj që ka mungesë të vaksinës për shkak të pamundësisë së prodhimit të sasisë së nevojshme apo aq sa po kërkohet nga shtetet. Pra kapacitetet janë më të ulëta”, tha Humolli.
Ajo tha se Kosova nuk ka ngecur prapa në këtë proces, por vonesat janë rrjedhojë e kufizimeve në prodhim si dhe e mundësive më të mëdha financiare të shteteve tjera.
“Në rastin konkret Serbia ka ecur shumë përpara edhe shumë shteteve tjera, jo vetëm shteteve të rajonit, Shqipëria është duke vaksinuar me donacion me një numër jashtëzakonisht të vogël të vaksinave, Maqedonia dhe shtetet tjera jemi në fazën e njëjtë. Pra nuk mund të themi se Kosova ka ngecur por duhet ta kemi parasysh edhe një gjë tjetër, që shtetet të cilat janë më të pasura ato kanë zotuar miliona për vaksinat në kohën kur vetëm ka filluar prodhimi i vaksinave”, thotë ajo.
Sipas planit kombëtar për imunizim, në Kosovë së pari do të vaksinohen disa kategori më të rrezikuara, ndërkaq pritet që deri në fund të këtij viti të vaksinohet më shumë se 60 për qind e popullsisë.
“Grupet që kanë përparësi janë fillimisht punëtorët shëndetësorë, por jo të gjithë, punëtorët shëndetësor të cilët drejtpërsëdrejti janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve me Covid, pastaj personat të cilët marrin strisho dhe mostra nga rastet e dyshimta me Covid dhe në të njëjtën kohë janë kategorizuar edhe personat 80 vjet me sëmundje kronike, pastaj personat 70 vjet me sëmundje kronike dhe kështu gradualisht do të arrihet të përfshihet popullata”, tha ajo.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë se çdo vonesë në këtë proces është rrezik për zgjerim infektimesh dhe humbje të mjekëve në vend. Deri tash afro katër mijë punonjës shëndetësor janë prekur nga COVID-19, dhe 18 kanë humbur jetën, thotë ai.
Të tjera
-
Rreth 506 mijë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në SHBA
Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur me 505 mijë e 9...
-
Mblidhet Kryesia e LDK-së, pritet të caktohet data për zgjedhjen e kryetarit
Anëtarët e LDk-së kanë mbërritur në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës pë...
-
Kina aprovon dy vaksina të tjera për Covid-19
Kina ka aprovuar dy vaksina të tjera për COVID-19 për përdorim të gjerë. A...
-
Ambasadori britanik takon Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott është takuar sot me kryetarin ...
-
Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër
KEDS ka njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike si rezultat i disa pun...
-
Hapet shkolla shqipe në qytetin Offenbach të Gjermanisë
Është hapur edhe një shkollë shqipe në qytetin Offenbach të Gjermanisë. Bash...
-
Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër
KEDS ka njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike si rezultat i disa pun...
-
Alma Lama: Në vitin 2015 AKI më tregoi se gazetari Duriqi ishte në rrezik
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, ka reaguar për ras...
-
Ambasadori britanik në zyrat e LDK-së pak para mbledhjes së kryesisë
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, është parë në afërsi të s...
-
Kosova jashtë integrimit rajonal ekonomik
Kompania e mishit “Meka”, që është një nga bizneset prodhuese në Kosovë, nuk ...
-
Ahmeti, Kurtit: Një gazetar është sulmuar, reago si në rastin e sulmit ndaj djalit të Rashiq
Drejtori i kanalit10, Arben Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook i ka reagua...
-
Pfizer teston dozën e tretë që lufon variantet e reja të koronavirusit
Pfizer poteston një dozë të tretë të vaksinës së tij anti-covid që ndihmon në...