Lajme

Von der Leyen sot viziton Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 06:56 | 27 October 2022

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot në mëngjes do të mbërrijë në Kosovë, nga Maqedonia e Veriut ku ishte duke qëndruar dje, në kuadër të një turneu vizitash në Ballkanin Perëndimor.

Bëhet e ditur se në Prishtinë do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Arsyeja, sipas njoftimit zyrtar, është Rusia dhe ndikimi i saj në Ballkan, gjegjësisht në raport me energjinë dhe manipulimin e tregjeve. Tutje thuhet se shefja e KE-së do të shprehë mbështetjen e BE-së ndaj partnerëve të Ballkanit Perëndimor në luftimin e çmimeve të larta të energjisë dhe përmirësimin e sigurisë afatgjate të vendeve të Ballkanit Perëndimor për sa i përket energjisë.

-Advertisement-

Pas Kosovës, shefja e KE-së do të udhëtojë në Shqipëri ku do të ketë takime me krerët e shtetit atje. Ndërsa më pas do të udhëtojë edhe në Bosnje e Hercegovinë, Serbi si dhe në Mal të Zi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera