Lajme

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit Perëndimor: I përkisni Evropës

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 19 September 2024

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka ftuar në një drekë pune liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë këtij takimi do të flitet për Planin e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, njofton Klankosova.tv.

Von der Leyen tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, i përkasin Evropës dhe se kjo është ajo në të cilën po punojnë.

-Advertisement-

“Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me tonat me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, dje tha se Komisioni është duke finalizuar vlerësimin e tij në lidhje me agjendat e paraqitura nga partnerët perëndimorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera