Lajme

Von der Leyen: Nëse mizoritë në Bucha s’janë krime lufte, atëherë çfarë është krim lufte?

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 09 April 2022

Derisa po largohej nga Ukraina të shtunën, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se mizoritë e kryera në Bucha të Ukrainës janë dëshmi e krimeve të luftës.

Shefja e BE-së vizitoi Ukrainën të premten për të parë nga afër pasojat e bombardimeve ruse mbi qytetet si Bucha.

“Instinkti im thotë: Nëse ky nuk është një krim lufte, atëherë çfarë është një krim lufte? Por, unë jam një mjeke me trajnim dhe avokatët duhet të hetojnë me kujdes”.

-Advertisement-

“I pashë fotot duke i vrarë njerëzit derisa po ecnin, m’i tregoi kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal. Ne mund të shihnim edhe me sytë tanë se shkatërrimi në qytet kishte targetuar jetën e civilëve. Ndërtesat e banimit nuk janë objektiv ushtarak”, u tha von der Leyen gazetarëve nga treni me të cilin po largohej nga Ukraina.

Dje, një ekip mjeko-ligjor ka filluar me zhvarrosjen e trupave nga një varr masiv në Bucha, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët ukrainas thonë se rusët kanë varrosur viktimat e pushtimit të tyre. BE-ja dhe aleatët e tjerë perëndimorë po ndihmojnë Ukrainën që të ketë prova për ndjekjen për krime lufte në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera