Von der Leyen në Tiranë: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vendosin nëse duan të jenë me BE-në apo me Rusinë

Autori: Gazeta inFokus
11:03 | 06 December 2022
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, kërkoi të martën nga vendet e Ballkanit Perëndimor të vendosin nëse duan të jenë me demokracinë, pra me BE-në, apo nëse duan të shkojnë në një rrugë tjetër, me Rusinë.
Me mbërritjen e saj në Tiranë për samitin e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ajo siguroi se lufta në Ukrainë sillet rreth pyetjes “nëse imponohen autokracitë dhe e drejta e më të fortëve apo nëse imponohet demokracia dhe rregulli i ligjit”.
“Ne e shohim këtë mosmarrëveshje edhe në Ballkanin Perëndimor, Rusia përpiqet të ndikojë dhe Kina përpiqet të ndikojë. Por BE-ja është investitori kryesor, partneri kryesor. Prandaj, ata duhet të vendosin me kë duan të jenë, me demokracinë, me BE, ose duan të shkojnë në një rrugë tjetër”, tha Von der Leyen.
Kryetarja e Komisionit Evropian shprehu bindjen se objektivi kryesor i gjashtë vendeve të rajonit është afrimi dhe integrimi në BE.
Vendi më i afërt me Rusinë në rajon është Serbia, e cila edhe pse po negocion me Brukselin për anëtarësim në BE, deri më tani ka vendosur t’i bashkohet sanksioneve komunitare kundër Moskës.
Nga ana tjetër, Von der Leyen theksoi rëndësinë e mbajtjes së lidhjeve më të ngushta midis BE-së dhe gjashtë vendeve ballkanike që nuk janë ende pjesë e bllokut, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia.
“Është e qartë se ne duhet të punojmë më intensivisht me Ballkanin. Ne e shohim njëri-tjetrin tani shumë më tepër se më parë, që është një përparim i madh,” tha presidenja e Komisionit Evropian.
E pyetur se sa kohë do t’i duhet gjashtë vendeve të rajonit për t’u integruar në BE, Von der Leyen kujtoi se “shpejtësia e anëtarësimit është çështje e vendeve anëtare”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...