Von der Leyen në Kiev: Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë
Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 16 September 2022
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen gjatë vizitës në Kiev vlerësoi përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në BE.
“Duhet të them, se procesi i antarësimit është në rrugë të mbarë”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në Kiev, në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zhelenskyj në Kiev. “Eshtë impresionuese të shohësh, se me çfarë shpejtësie, vendosmërie dhe saktësie po avanconi ju.” Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë në krah të saj.
Zhelenskyj tha, se Ukraina dëshiron të hyjë përpara anëtarësimit të synuar në BE në tregun e brendshëm, që mundëson qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. “Unë jam i sigurt, se kjo do të ndodhë dhe do të jetë një ndër fitoret më të rëndësishme të vendit tonë”, u shpreh me besim Zelensky.
BE-ja në qershor 2022 zyrtarisht e pranoi Ukrainën në grupin e vendeve kandidate.Bisedimet e mëtejshme mund të fillojnë, vetëm pasi vendi të ketë zbatuar reformat në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal javën e kaluar në Bruksel deklaroi, se vendi i tij deri në fund të vitit do të përmbushë kushtet për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.
Banka Europiane e Investimeve (EIB) i ka paguar Ukrainës një pjesë të paketës së kredisë miliardëshe. 500 milionë eurot e transhit të parë të paketës kanë mbërritur në vendin e sulmuar nga Rusia, komunikoi Komisioni i BE-së. Me këto para do të riparohen rrugët e urat e dëmtuara si dhe infrastruktua hekurudhore. Edhe sipërmarrjet e rëndësishme shtetërore për ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave do të mbështeten.
EIB i ka premtuar Kievit në korrik një kredi prej gjithsej 1,59 miliardë euro, që do të mbështeten me garanci nga buxheti i BE-së. Nga kjo shumë janë parashikuar 1,05 miliardë euro si ndihmë emergjence, për të financuar riparimet – këtu bën pjesë edhe shuma e paguar tani si dhe 540 milionë euro për projektete ekzistuese, që Banka e BE-së i ka mbështetur më parë. Banka e Investimeve i ka paguar më parë Ukrainës edhe kredi emergjence në vlerën mbi 668 milionë euro. Përveç këtyre kredive Ukraina merr edhe para direkt nga BE-ja./DW
Të tjera
-
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje me fjalë nga zemra
Sot ish-presidenti Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 56-të. Nuk mungoi ur...
-
Spanja liron aksidentalisht bosin holandez të drogës, më pas ai arratiset
Zyrtarët e drejtësisë në Spanjë aksidentalisht kanë liruar nga burgu miliarde...
-
Bajrami i reagon Krasniqit për Grantin e Performancës për Komunat: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka ...
-
Arrestohet e dyshuara se tentoi të fuste dro*ë në Burgun e Dubravës
Të martën është arrestuar një grua nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kis...
-
Statistikat e BQK: Qytetarët morën kredi në vlerë prej 241 milionë euro gjatë marsit, i depozituan rreth 70 milionë
Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e K...
-
Departamenti amerikan i Shtetit: Ne sponsorizojmë me krenari rezolutën për Srebrenicën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që sponsorizojnë propozimin për ...
-
Kur do t’i hiqen Kosovës masat e vendosura nga BE-ja
Bashkimi Evropian nuk ka treguar shenja konkrete se Kosovës do t’i hiqen masa...
-
Nga VV-ja thonë se nuk ka nevojë për raporte shtesë: BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës
Njërin nga kushtet që e kishte Kosova që Bashkimi Evropian t’ia heq masat ndë...
-
Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen
sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. A...
-
Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, në garë shtatë kandidatë
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 deri në 19 do të...
-
Rohde: Për t’u anëtarësuar në KiE, Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bë...
-
Ja emrat e dekanëve të rinj të Universitetit të Prishtinës
Dje, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së de...