Von der Leyen kërkoi nga Kosova formimin e Asociacionit, kurse nga Serbia njohjen “de facto” të Kosovës, gjithçka nga takimi i saj me Kurtin e Osmanin
Autori: Gazeta inFokus
07:47 | 31 Tetor 2023
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen i bëri thirrje të hënën Kosovës që të nisë procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas projektit të ofruar nga diplomacia perëndimore dhe Serbisë të njohë “de facto” Kosovën.
Ajo i bëri këto komente në Prishtinë, ku u takua me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës në kuadër të një vizite në rajon.“Është absolutisht e rëndësishme që të dyja palët të angazhohen, të bashkëpunojnë dhe bashkërisht diskutuam temën që Kosova mund të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Serbia duhet të bëjë njohjen de facto të cilën do ta diskutoj nesër në Serbi dhe sigurisht dialogu i Bashkimit Evropian është vendi për t’i diskutuar këto tema”, tha ajo.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Von der Leyen tha se themelimi i Asociacionit është në qendër të diskutimeve në mënyrë që Komisioni Evropian t’i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës të vendosura në muajin qershor për shkak të situatës në veri.
“Ajo që kam biseduar me presidenten dhe që do ta bisedoj edhe me kryeministrin është se çfarë mund të bëjmë për të hequr masat dhe këtu është tema e projekt-statutit në qendër të diskutimeve, që është një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo duke nënvizuar se të martën do të diskutojë me udhëheqësit e Serbisë lidhur me detyrimet e tyre.
“Unë do të diskutoj hapat që janë të nevojshëm për Serbinë për njohjen de facto të Kosovës, do të diskutoj me presidentin se si mund të materializohet kjo, kështu që kjo është shumë e rëndësishme, pa diskutim”, tha ajo.
Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni takuan ndarazi javën e kaluar Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruksel, për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Të premten në një deklaratë të përbashkët ata kërkuan që Kosova të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit, ndërsa Serbia të njohë “de-facto” shtetësinë e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin për Asociacionin i cili parasheh që Gjykata Kushtetuese të japë vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe sipas tij është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës kushtetuese të vendit.
Presidenti i Serbisë Aleksadar Vuçiç tha ndërkaq se është i gatshëm të përmbushë gjithçka që përfshihet në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por që nuk përfshin njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha sot se marrëveshja e Brukselit duhet të zbatohen tërësisht dhe jo vetëm me copëza.
“Në qoftë se zbatohet në tërësi dërgon te njohja de facto siç e përmendi edhe vet presidentja Von der Leyen, siç e kanë përmendur në deklaratën e fundit edhe udhëheqësit evropianë që ishin të angazhuar në takimin e fundit dhe kjo hap rrugë për më shumë paqe, më shumë stabilitet afatgjatë dhe na drejton qartë edhe te njohja de jure, pra është shumë me rëndësi që të kërkojmë që të gjithë që marrëveshja të zbatohet në tërësi, të zbatohet sa më shpejt sepse siç kemi mësuar nga historia momentumi është shumë me rëndësi”, tha presidentja Osmani.
Pas Osmanit, Ursula von der Leyen, të hënën u prit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Siç njofton zyra e kryeministrit të Kosovës, Kurit e ka njoftuar Ursula von der Leyen edhe për qëndrimin e Kosovës rreth Marrëveshjes Bazike me Serbinë, saktësisht nenin 7, ku flitet për vetë-menaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.
“Duke i uruar mirëseardhje në ndërtesën e Qeverisë dhe kryeqytetin e Republikës, kryeministri Kurti falënderoi Presidenten e Komisionit Evropian, von der Leyen për përkushtimin e saj ndaj agjendës evropiane të Kosovës, teksa e njoftoi atë me rezultatet e deritanishme të qeverisjes, zhvillimet e fundit në vend, takimin e 26 tetorit me liderët evropianë dhe me qëndrimin e Kosovës në raport me propozimin e BE-së dhe ShBA-së për zbatimin e nenit 7, ndërlidhur me nenin 10 të Marrëveshjes Bazike”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Po ashtu, në këtë takim është folur edhe për çështjen e mbështetjes finnaciare të Bashkimit Evropian për projektet infrastrukturore.
Në takim është diskutuar edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri.
”Ai e njoftoi edhe për projektet e ndryshme infrastrukturore, përfshirë ato të cilat tashmë kanë mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, por edhe projekte tjera të cilat mund të përfitojnë nga mbështetja, sikurse është ai i hekurudhës Prishtinë-Durrës.
“Në lidhje me sulmin terrorist, paramilitar dhe kriminal të 24 shtatorit, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e ekstradimit të Milan Radoicic në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim fer dhe të drejtë për veprat e tij, dhe në të njëjtën kohë domosdoshmërinë e sanksioneve ndaj Serbisë në mënyrë që sulme të tilla mos përsëriten”.
”Në takim u fol edhe për Planin për Zhvillim të BE-së për Ballkanin Perëndimor, përfitimet e mundshme nga ai, si dhe për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe përparësitë e tij për rajonin, përkatësisht Ballkanin Perëndimor. Ky ishte takimi i gjashtë ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”, pëmrbyllet komunikata e zyrës së kryeministrit. /Gazeta Express
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, paralajmëroi takime të reja ndërmjet palëve në nivelin e kryenegociatorëve për të diskutuar hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit, pa parakushte dhe vonesa.
Përpjekjet e ripëtërira të udhëhequra nga Gjermania dhe Franca për normalizimin e marrëdhenieve Kosovë – Serbi pasuan shqetësimet për qëndrushmërinë në rajon pas ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...






























