Lajme

Von Der Leyen flet edhe për vendimin për targat: Çfarë duhet të bëjë qeveria?

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 27 October 2022

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin në një konferencë për media është pyetur edhe për vendimin e qeverisë së Kosovës për targat dhe se a ka ardhur ajo në Kosovë që të sjellë një mesazh në lidhje me këtë çështje.

Në përgjigjen e saj Von Der Leyen u tregua e shkurtër dhe tha se është e rëndësishme që çdo shtet të respektojë ligjin dhe rregullat.

“Për targat, atëherë shkurt dhe qartë mendoj se rregullat duhet të ndiqen në të gjitha vendet dhe në të njëjtën kohë duhet et shihet nëse ka periudhe tranzitore. E di që është duke u punuar që të gjendet një zgjidhje dhe gjithashtu ju uroj për përpjekjet dhe të gjitha gjërat që po behën në kuadër të dialogut”, ka thënë ajo./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera