Lajme

Von Cramon: Qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin e vizave që një kohë të gjatë

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 01 December 2022

Viola von Cramon, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, është deklaruar në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Von Cramon përmes një postimi në Twitter, ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave për një kohë të gjatë.

Ajo ka shtuar se, është e bindur që negociatat ndërmjet Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian do të jenë të shpejta dhe do të çojnë në miratim sa më shpejt të jetë e mundur.

-Advertisement-

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave për një kohë të gjatë. Ne jemi të bindur se negociatat ndërmjet Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian si bashkë-ligjvënës do të jenë të shpejta dhe do të çojnë në miratim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë von Cramon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera