Von Cramon: Masat ndaj Serbisë vendosen, kur s`ka vullnet politik për hetime

Autori: Gazeta inFokus
23:47 | 18 October 2023
Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian ka folur për rezolutën në Parlamentin Evropian,mocioni i së cilës do të votohet nesër në seancën e së nesërme ku kërkohet sanksionimi i Serbisë, si dhe ekstradimi i Radojçiqit.
Ne kemi pasur një disponim të gjatë konstruktiv, ku pesë grupe kanë dalë me rezoluta dhe negociuam së bashku sa I përket tekstit të përbashkët për rezolutë, ku kemi dalë me një tekst të fortë e të japim jehonë ndaj Serbisë”, derisa sqaroi se mocioni për rezolutë do të votohet nesër, rreth orës 13:30.
“Së pari kemi një dënim të qartë e të fuqishëm për atë që ka ndodhur në veri të Kosovës, më 24 shtator”, theksoi ajo, derisa për kërkesën e ekstradimit të Radojçiqiut, sqaroi se ekzistojnë nivele të ndryshme:
“Së pari, kemi një kërkesë një dënim të qartë për atë që ka ndodhur në veri të Kosovës. Kemi qenë të qartë në kërkesën tonë për hetime të thukëta dhe kemi kërkuar përkrahjen e plotë nga ana e Serbisë, në atë që ka ndodhur më 24 shtator në veri të Kosovës;
Së dyti, kemi një indikacion të qartë se shefi këtij grupi paramilitar në veri të Kosovës ka lidhje me individët dhe me vet presidentin e Serbisë, e nëse qeveria dhe institucionet tjera shtetërore serbe qëndrojnë prapa saj ende nuk është e qartë. Pikërisht për këtë është kërkuar hetim të thukët e të pavarura por të mbështetura nga bashkësia ndërkombëtare, por që, është kërkuar nga përfaqësuesit evropianë, konstatime preliminare të rezultateve deri në fund të vitit;
Së treti, nuk kemi folur për sanksione kundrejt Serbisë. Ne kemi futur në tekst sanksione ndaj pjesëtarëve, individ, sikundër është fjala për Radojçiqin dhe ne duhet ta bëjmë të njëjtën gjë;
Së katërti, nëse nuk ka bashkëpunim të plotë, sa i përket këtyre hetimeve, sa i përket vazhdimësisë në ndjekje penale e kështu me radhë, do të duhej të kishte masa edhe ndaj Serbisë. E këto masa do të duhej të dukeshin si masa që rëndojnë mbi Kosovën, që nënkupton masa politike, masa financiare, etj”, deklaroi Von Cramon në RTK.
Ajo tha se kjo është vetëm një parapërgatitje dhe që nuk ka ndonjë indikacion konkret që këto masa do të vendosen menjëherë, megjithatë ajo tha se këto masa do të vendosen kur vërehet se nuk ka vullnet politik për të mbështetur hetimet nga ana e Serbisë.

Të tjera
-
Rizvanolli akuza Odës Ekonomike për protestën e nesërme: Përhapën panik, po duan ta bartin problemin te qytetarët
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ashpër ndaj pa...
-
Presidenti i Kolumbisë pretendon atentat ndaj tij – fajëson grupin e shqiptarit Dritan Gjika
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka ngritur akuza të rënda ndaj një gru...
-
Protesta e bizneseve, Policia vjen me një njoftim
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, njofton opinionin publik se më 29 ...
-
Tahiri: ZRrE-ja e varur nga Vetëvendosja, shpresë mbeten gjykatat
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se pa ar...
-
Muharremi: 35% të të punësuarve në Kosovë po rrezikohen me vendime të gabuara të qeverisë
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi ka hedhur kritika ndaj Qeve...
-
Barduani dhe shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë flasin për sigurinë në Kosovë
Komandanti i Misionit KFOR, Gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot vizitën ...
-
Kurti reagon pas hapjes së pikës kufitare Glloboçicë–Jazhincë: Po lehtësohet lëvizja me Maqedoninë e Veriut
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas hapjes zyrtare të pikëkal...
-
Reagon Maqedonci: Pozicionimi i forcave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, nuk është një lajm i ri
Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka reaguar pas deklaratës së ti...
-
Rafuna për protestën nesër: Nëse s’ka reagim, ajo do radikalizohet – Kurtit i kërkuam kohë por s’dha shpresë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur për protestën e...
-
Haga keqpërdori KFOR-in te “Thaçi e të tjerët”
15 dëshmitarë, nga 125 sa folën me zë, i patën ekspertë e ish shërbyes ndërko...
-
‘Partia fituese duhet të bëjë aleanca me partitë tjera’ / Ambasadori suedez flet për ngërçin në Kuvend
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka folur për ngërçin në Kuve...
-
Komandanti i FSK-së pret në takim një delegacion nga Shqipëria, flasin për rëndësinë e bashkëpunimit
Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari,...