Von Cramon: Kosova vazhdon të dëshmojë kapacitetet e saj demokratike

Autori: Gazeta inFokus
11:54 | 10 May 2023
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se janë arritur rezultate të rëndësishme në fushën e luftimit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në gjithë vendin. Sipas saj, Kosova po vazhdon të dëshmojë kapacitetet e saj demokratike. Këto i tha në seancën ku u diskutua për raportin për Kosovën për vitin 2022.
Eurodeputetja ka shtuar se raporti shqyrton reformat dhe arritjet e Kosovës, ku Evropa më në fund po i hap dyert dhe qytetarët do të kenë mundësi që të udhëtojnë pa kërkesa për vizë.
“Fjalimin për raportet e Kosovës e mbaja çdo vit që nga viti 2019, duke shpresuar se më në fund mund të them, ‘gëzuar lirinë e lëvizjes’, kjo nuk është më kërkesë apo shpresë, është realitet, që nga janari i vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë nëpër Evropë pa asnjë kërkesë për vizë, letra ftese, procedura të kushtueshme, apo duke pritur në radhë, Evropa më në fund po i hap dyert. Viti i kaluar ishte një vit sfidues për të gjithë. Ndërsa pamë tmerret e luftës që po kthehej në Evropë, Qeveria e Kosovës, duke i ditur mirë këto tmerre, demonstroi solidaritet të plotë me Ukrainën, duke u rreshtuar me sanksionet e BE-së dhe madje duke mirëpritur gazetarë ukrainas, për çka dëshiroj t’i falënderoj thellësisht”, ka thënë Cramon.
Tutje, Von Cramon ka theksuar se raporti nënvizon sukseset dhe hapat që duhet të ndërmerren në fushën e demokracisë.
“Raporti ynë prek vetëm sipërfaqen e sfidave dhe çështjeve që e presin Kosovën, por qartësisht nënvizon sukseset dhe çfarë duhet të ndërmerret në fushën e demokracisë, luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, energjisë dhe mjedisit. Kështu që unë do të përshkruaj vetëm tre procese kryesore, sundimin e ligjit, lirinë e mediave, dialogun e lehtësuar nga BE, dhe tranzicionin energjetik. Kosova vazhdon të dëshmojë kapacitetet e saj demokratike duke pasur një peizazh politik pluralist, i cili demonstrohet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Peizazhi mediatik është gjithashtu i devijuar në krahasim me shtetet e tjera në rajon, por megjithatë është e rëndësishme që gazetarët mbeten të pavarur. Janë arritur rezultate të rëndësishme në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në mbarë Kosovën”, ka shtuar Cramon, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.
Von Cramon deklaroi se pesë vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian duhet të ndryshojnë qasjen ndaj Kosoës në mënyrë që të ketë stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.
“Është e rëndësishme që të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi Spanjën, Qipron, Rumaninë, Sllovakinë, sepse për stabilitetin në kontinentin tonë do të jetë e rëndësishme se si do të sillemi përballë fqinjëve tanë edhe në Ballkanin Perëndimor, dhe ajo që është e rëndësishme është që të shikojmë historinë tonë, dhe nëse shikojmë historinë e dimë që mund ta them këtë si gjermane, sepse duhet të bëjmë shumë kërkime në historinë tonë. Dhe është e rëndësishme që ne ta bëjmë këtë punë, në mënyrë që të arrijmë stabilitet”, ka vijuar Cramon.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka shtuar se ka nevojë për mbështetje të sektorit privat dhe të rinjtë të kenë perspektivë.
Pasdite, eurodeputetja Von Cramon do të mbajë konferencë për media në lidhje me raportin e Komisionit për Kosovën.

Të tjera
-
Kusari Lila e ashpër me opozitën: Albulena Haxhiu ka dy herë më shumë vota se Memli Krasniqi e dy herë më shumë se krejt AAK-ja me partnerët e koalicionit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se Albule...
-
“Faji është i atij që e ka shumicën por nuk i ka votat”, Haradinaj thotë se LVV duhet të heqë dorë dhe të ndërrojë kandidaten për kryetar të Kuvendit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur para...
-
“Papajtueshmëria” – Çfarë thotë neni 72 i Kushtetutës, në të cilin po i referohet LDK-ja?
“[Papajtueshmëria] Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë po...
-
Limaj: Duhet angazhim për të dalë nga kjo situatë – me Kurtin s’jam takuar
Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate, pas ndërprerjes së punimeve të seancë...
-
Hekuran Murati tregon pse nuk po e voton LVV-ja Albulena Haxhiun pasi i kanë numrat
Deputeti, Hekuran Murati pas ndërprerjes së seancës, deklarohet se kandidatja...
-
Hykmete Bajrami “godet” fuqishëm LVV-në: Nuk e votojmë asnjë kandidat të tyre, janë shkelës të rregullt të Kushtetutës
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se partia e saj nuk do të votojë...
-
“Përgatituni për zgjedhje”, reagimi i Lekajt pasi dështoi sërish zgjedhja e Haxhiut si Kryeparlamentare
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pas dë...
-
Sa ka marrë kohë konstituimi i Kuvendit pas zgjedhjeve të kaluara?
Ka dështuar sot për herën e pestë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Vetëv...
-
Seanca konstituive vazhdon të premten në ora 10:00
Seanca e Kuvendit është ndërprerë sërish për shkak që serish ka dështuar voti...
-
“Seancën munden me thirrë edhe nesër por edhe sot menjëherë”, Krasniqi thotë se LVV-ja po e bllokon qëllimisht konstituimin e Kuvendit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas ndërprerjes së seancës deklaroi se LVV-...
-
NISMA abstenon sërish për Albulena Haxhiu kryeparlamentare
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuv...
-
Haxhiu dështon përsëri të zgjidhet kryeparlamentare, ndërpritet seanca
Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ta emëruar si kryetare të Kuvendit të K...