Lajme

Von Cramon: Kosova duhet të reformohet në një numër fushash

Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 22 January 2021

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar Qeverinë Hoti ka shkaktuar paqëndrueshmëri në vend.

Ajo ka deklaruar se në zgjedhjet e 14 shkurtit pret që të ketë një pjesëmarrje të lartë të votuesve.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet, pavarësisht asaj se a është vendimi në vetvete i mirë apo i keq politikisht për ndonjë nga partitë. Sigurisht, kjo shkakton edhe më shumë paqëndrueshmëri, por çështja është tani se çfarë vjen më pas, për fat të keq, nuk është e qartë nëse paqëndrueshmëria e kahershme mund të zgjidhet”, ka thënë Von Cramon në Klan Kosova.

-Advertisement-

Sipas saj, Kosova duhet të reformohet në një numër fushash, pasi “ka probleme serioze dhe i duhet një qeveri e qëndrueshme për të zhvilluar programe”.

“Këto janë kohëra të jashtëzakonshme. Do të jetë sigurisht shumë e vështirë të organizohen zgjedhje në mes të pandemisë dhe fatkeqësisht tani nuk do të ketë asnjë mision të plotë për vëzhgimin e zgjedhjeve nga BE. Shpresoj që edhe në këto rrethana do të ketë një pjesëmarrje të lartë të votuesve dhe shpresoj që zgjedhjet të jenë në një mjedis të drejtë dhe të lirë, pa frikësim të votuesve ose ndonjë problem tjetër. Sigurisht që nuk ndihmon.

Por, nuk ka të bëjë vetëm me integrimin evropian. Bëhet fjalë për mënyrën e qeverisjes së Kosovës, pavarësisht se çfarë thotë BE-ja. Kosova duhet të reformohet në një numër fushash, ka probleme serioze dhe i duhet një qeveri e qëndrueshme për të zhvilluar programe, për të dërguar ligje në një Kuvend funksional, dhe pastaj duhet t’i implementojnë ato reforma”, ka pohuar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera