Von Cramon: Kosova duhet ta formojë Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus
16:22 | 04 November 2023
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, sërish ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar Marrëveshja e Ohrit është një bazë e mirë që synon “t’i mundësojë Kosovës t’i bëjë hapat e ardhshëm dhe të materializojë qëndrimin e saj pro-evropian, reformat e saj, në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.
Mirëpo, siç thekson ajo për Deutsche Welle, “sado e hidhur të jetë, duhet të plotësohet një kusht dhe ai është që të bëhet propozimi për formimin e Asociacionit në një formë”.
“Dhe për sa kohë që kjo shkon kaq vështirë – që u nënshkrua dy herë, në vitin 2013 dhe 2015 – sigurisht që i gjithë procesi ngec”, tha Von Cramon.
“Nëse të dyja palët tregojnë një vullnet të caktuar politik për të arritur një kompromis, ne mund të bëjmë një hap të madh përpara”, thotë Von Cramon dhe në të njëjtën kohë vlerëson se “një pjesë e madhe e provokimeve vijnë nga Serbia, për këtë sigurisht që nuk ka dyshim – por ne gjithashtu duhet ta shohim që edhe Kosova kontribuon në këtë”, tha Cramon.

Të tjera
-
Historiani Durim Abdullahu publikon një fotografi të Adem Jasharit që s’ishte parë më herët
Historiani Durim Abdullahu, ka publikuar një foto të veçantë të komandant...
-
Digjẹt një veturë në Komoran
Një veturë është djegur sot në fshatin Komoran të Drenasit. Në media është...
-
Serbi: Studentët sfidojnë pushtetin e fortë të presidentit
Studentët që kanë bllokuar universitetet më 4 dhjetor kanë bërë mobilizim m...
-
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
Si çdo herë befasitë nuk kanë të ndaluar nga gjiganti kosovar, Prince Caffe. ...
-
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga Qeveria të mos lejojë rritjen e çmimit të rrymës
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) tha se e ka pritur me shqe...
-
Studentët në Beograd mbajnë 15 minuta heshtje
Studentët kanë mbajtur 15 minuta heshtje në disa pjesë të Beogradit, si shenj...
-
Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në veri për “të siguruar lirinë e lëvizjes”
Ushtarët polakë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje, kryen ...
-
Bajrami: Kurti më 2019 tha se rryma duhet të lirohet se flemë mbi thëngjill, por me 1 prill 2025 do të paguani edhe 15 % më shtrenjtë
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për çështjen e paralaj...
-
Arrestohet shoferi serb që u fut sot në turmën e njerëzve në Beograd dhe goditi 3 persona me makinë
Një person me inicialet Z.M (1975) është arrestuar nga policia serbe pasi në ...
-
KQZ sot në ora 16:00 shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 16:00 për të bërë s...
-
Muharremi: Ja se si ndikon rritja e çmimit të energjisë në ekonomi dhe në familjet kosovare
Të premten, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) njoftoi se rritja e çmimi...
-
Numër i madh i forcave policore në qendër të Beogradit, pezullohet transporti publik
Studentët dhe qytetarë tjerë të Serbisë kanë nisur të mblidhen në Beograd...