Von Cramon: Edhe Kosova edhe Serbia fajtore për mungesë progresi në dialog

Autori: Gazeta inFokus
10:08 | 31 March 2023
Të dyja palët janë fajtore për faktin se progresi në negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është i ngadalshëm, tha në Bruksel raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel.
Në vitin 2013, nën drejtimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën atë që tashmë njihet si Marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve dhe të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të saj, raporton agjencia kroate e lajmeve “Hina”.
Javët e fundit negociatat janë intensifikuar, kështu që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takuan dy herë, në fund të shkurtit në Bruksel dhe në mes të marsit në Ohër, ku me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, Kosova dhe Serbia ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes së BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.
Megjithatë, ata ende nuk kanë nënshkruar asgjë.
Kushti kryesor i Vuçiqit është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, për të cilën është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013.
Viola von Cramon, përfaqësuese e të Gjelbërve, i konsideron të dyja palët njëlloj fajtore për vonesën e negociatave dhe nënshkrimit të marrëveshjes.
“E di që është më e lehtë të fajësohet (presidenti serb Aleksandar) Vuçiq, por ai e kupton që e ardhmja e Serbisë nuk do të jetë në Rusi apo Pekin. Populli i tij nuk do të studiojë apo blejë në Moskë. Shumica e të rinjve në Serbi e shohin të ardhmen e tyre në pjesën perëndimore të Evropës”, shtoi ajo.
“Por Prishtina nuk i lehtëson gjërat dhe nuk ndihmuan aspak duke u thënë të gjithëve para takimit në Ohër se nuk do të pajtoheshin me asgjë të ngjashme me Asociacionin. Unë mendoj se faji është, për fat të keq, i ndërsjellë”, u tha von Cramon gazetarëve në Bruksel.
Serbia e kritikon Kosovën për moslejimin e formimit të Asociacionit, të cilin Kosova, nga ana tjetër, e krahason me Republikën Srpska në BeH, duke aluduar për paqëndrueshmërinë e kontribuar nga autoritetet e këtij entiteti me shumicë serbe.
Duhet një kompromis nga të dyja palët
Borrell tha pas takimit të Ohrit se ishte arritur një marrëveshje për Asociacionin. “Kosova është pajtuar të fillojë menjëherë – dhe kur them menjëherë, e kam fjalën menjëherë – negociatat me Bashkimin Evropian që do të lehtësonin një dialog për krijimin e një marrëveshjeje specifike dhe garanci për të siguruar një nivel të duhur të vetëqeverisjes për komunitetet serbe në Kosovë”, tha Borrelli.
Pas takimit në Ohër, Vuçiqi ka konfirmuar se është arritur njëfarë marrëveshjeje, por ka thënë se nuk ka nënshkruar asgjë. “Sot është dashur të pajtohemi për një plan implementues, kemi arritur një lloj marrëveshjeje, jam i kënaqur me këtë”, tha Vuçiqi.
Do të ishte shumë më e lehtë nëse Kosova do të përgatiste në mënyrë proaktive nënshkrimin e zbatimit, tha von Cramon-Taubadel.
Ajo tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndoshta do të ofrojë ndonjë propozim për zbatimin e Asociacionit, por pyetja është se sa serioz do të jetë propozimi dhe nëse do të përfshijë mendimin e përfaqësuesve të serbëve nga veriu i vendit.
“Kjo nuk do të thotë se me shumë gjasa do të shohim një zgjidhje për të gjithë dialogun së shpejti”, shtoi ajo.
Pala kosovare duhet të kuptojë se një kompromis është në interes të popullit të tyre dhe se është i nevojshëm për të ardhmen e gjeneratës së ardhshme, tha eurodeputetja.
“Nëse nuk gjejmë një kompromis nga të dyja palët, nuk do të shohim përparim të rëndësishëm në integrimin evropian apo stabilizimin e rajonit. Për mua nuk ka dyshim, ne duhet ta mbrojmë pavarësinë dhe integritetin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë të sigurojmë që të respektohet ajo që u nënshkrua në Bruksel në vitin 2013”, përfundoi raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel.

Të tjera
-
Cila është rëndësia e Odës Nordike të Tregtisë të themeluar së fundmi, flet ambasadori finlandez Nissinen
Ambasadori finlandez, Matti Nissinen, ka folur bashkëpunimin ekonomik ndërmje...
-
Kurti, Indisë për aksidentin tragjik: Kosova qëndron krah jush
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tr...
-
Bislimi i reagon Vuçiqit për intervistën në CNN: Propagandë e pastër
Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besni...
-
Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar të shtunën për mandatin e...
-
Ambasadori francez: Macroni, Scholzi e Borrelli caktuan qartë kushtet për dalje nga kriza në veri
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka cilësuar si shumë të qar...
-
Tre ushtarë izraelitë të vrarë afër kufirit me Egjiptin
Tre ushtarë izraelitë janë varë dhe disa të tjerë janë plagosur, nga një pers...
-
Kurti: Kryetarë të rinj mund të ketë veç pas zgjedhjeve – adresa për trysni është Beogradi
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve të reja ...
-
BE-ja: Zgjedhjet e reja në veri të mbahen sa më shpejt – dështimi për shtensionim do të ketë pasoja
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se zgjedhj...
-
Mediat lokale në Veri: S’ka njerëz para objektit të Komunës në Zubin Potok
Mediumi lokal që funksion në veri “Kontakt Plus Mitrovica” raporton se para n...
-
Arrestohen dy persona në Pejë, dyshohen për vjedhje në një market
Janë arrestuar dy person në Pejë, pasi dyshohet për vjedhje në një market. ...
-
Pushimet verore, ku janë çmimet më të ulëta e ku më shtrenjtë
Pushimet vjetore në jug të Evropës janë përgjithësisht më të lira për gjerman...
-
Situatë e qetë në Leposaviq
Situatë e qetë është të shtunën e 3 qershorit në komunën e Leposaviqit....