Lajme

Von Cramon e kundërshton eurodeputeten franceze që doli kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 08 July 2022

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar eurodeputetes që vjen nga partia e ekstremit të djathtë, Dominique Bilde, për deklaratat e saj se Kosovës s’duhet t’i liberalizohen vizat e as t’i lejohet anëtarësimi në BE.

Von Cramon i ka replikuar eurodeputetes franceze në Twitter duke shkruar se, fatmirësisht, shumica e eurodeputetëve e përkrahin Kosovën dhe përpjekjet e saj për bashkëpunim me BE-në.

“Fatmirësisht, shumica e kolegëve tanë në Parlamentin Evropian, janë shumë më të dijshëm dhe përkrahim Kosovën në përpjekjet për bashkëpunim me BE-në. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe qytetarët e saj e meritojnë sikur të gjithë evropianët tjerë të lëvizin lirshëm”, ka shkruar Cramon.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera