Lajme

Von Cramon: Dënoj veprimet në veri, nevojitet përmbajtje nga të dyja palët dhe zbatim i marrëveshjes

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 27 May 2023
Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon, ka reaguar ndaj situatës së fundit në katër komunat veriore ku ka bërë thirrje për paqe.

Von Cramon përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’, ka kërkuar nga të dyja palët që të përmbahen.

“Dënoj dhunën dhe veprimet në veri. Nevojitet përmbajtja nga të gjitha palët dhe angazhim i plotë ndaj dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, si dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura”, ka shkruar Von Cramon.

Teksa ka pohuar se do të mbështesë edhe Lajçak-un në “përpjekjet e tij”.

-Advertisement-

Ajo tutje përmes një cicërime tjetër në rrjetin social ‘Twitter’ ka kumtuar lajmin se ka nisur vizitën e saj në Kosovë.

Takimin e parë të saj ajo e ka zhvilluar me mediat në Kosovë.

“Duke filluar vizitën time në Kosovë me përfaqësuesit e OSHC-ve dhe mediave për të marrë njohuri mbi situatën e djeshme në Veri dhe zhvillimet aktuale përpara se të takohem me zyrtarë qeveritarë”, ka shkruar Von Cramon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera