Lajme

Von Cramon: Deklaratat e Vuçiqit pas marrëveshjes në Ohër, u pritën shumë keq në BE

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 28 March 2023

Deputetja e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian (PE) Viola von Cramon ka thënë se deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas marrëveshjes në Ohër më 18 mars, u pritën shumë keq në Bruksel.

“Retorika pas gjithçkaje dhe tallja me ‘dhimbje torturuese në dorën e djathtë’ u prit shumë keq, si në Bruksel ashtu edhe në kryeqytetet kyçe të Bashkimit Evropian (BE)”, tha Cramon për gazetën serbe Nova, duke komentuar deklaratat e Vuçiqit për mosnënshkrimin e marrëveshjes, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Von Cramon , deklaroi se “nuk i takon Serbisë të vendosë nëse Kosova mund të hyjë në OKB”.

-Advertisement-

Ajo shtoi se e kupton që deklarata të tilla janë “për audiencën e brendshme”, por tha se nuk është në dorën e Serbisë, sepse pranimi në OKB varet nga vendimi i Këshillit të Sigurimit, ku Kina dhe Rusia ende mund të vënë veton.

Cramon thotë gjithashtu se është mjaft e sigurt se pozita ndërkombëtare e Serbisë do të kishte qenë shumë më e mirë nëse do të kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Kemi vënë re renditjen e Serbisë në OKB dhe në forume të tjera ndërkombëtare, por ajo që duhet të shohim nuk është vetëm vendosja e sanksioneve, por edhe një largim i qartë nga Rusia. Prania e RT dhe Sputnik, të cilat prodhojnë përmbajtje në gjuhën serbe, e bën këtë jashtëzakonisht të vështirë dhe për këtë arsye ne insistojmë që Serbia t’i ndalojë ato. Gjithashtu, drejtori prorus i BIA-s, Aleksandar Vulin, është një shembull tjetër se pse Serbia ka një reputacion si një kukull ruse në Ballkan. Ne po humbasim besimin në shërbimin e inteligjencës serbe dhe unë personalisht do të kisha frikë të bëja diçka kundër Rusisë në Serbi për sa kohë që ai mban atë pozicion”, tha citohet të ketë thënë Cramon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera