“Volvo” së shpejti në Kosovë, Kryeziu merr konfirmim nga ambasadori suedez për investime të reja

Autori: Gazeta inFokus
12:56 | 27 March 2023
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë se kompania suedeze e veturave, “Volvo” së shpejti do të hap degë të re në Kosovë. Këtë konfirmim tha se e ka marrë nga ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund.
Kryeziu tha se me ambasadorin Westerlund, kanë folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe se ka marrë premtimin e Suedisë se do ta ketë përkrahjen e saj në këtë drejtim si udhëheqëse e BE-së për gjashtë muaj.
“Biseduam për atë se çfarë po kalon Kosova dhe për ndihmën që Suedia afron për Kosovën. Suedia ka qenë një ndër vendet e para që ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Me marrjen e presidencës, ata janë të gatshëm që të na ndihmojnë edhe me tutje në këto procese”.
“Do ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe do të kemi edhe takim me dy komisionet parlamentare. Qoftë, me një ftesë, që deputetët suedez të vijnë në Kosovë por edhe ne të shkojmë atje. Meqenëse Suedia e ka mbështetur Kosovën në çdo aspekt, ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje”.
“Një gjë e rëndësishme që është thënë nga ambasadori është se do të sillen investitorë të huaj. Na u tha se jo shumë larg, kompania e veturave ‘Volvo do të hap degë të re në Kosovë”, u shpreh ajo.

Të tjera
-
Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) në ShBA, John Kirby, ka fol...
-
Kurti në telefon me Erdoganin: I shpreha shqetësimin tim për dhunën e milicisë serbe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se e ka zhvilluar një bi...
-
Gazetarja ukrainase Olha Priadko strehohet në Kosovë me djalin e saj
Gazetarja Olha Priadko u strehua sot në Kosovë, në kuadër të programit “Journ...
-
Kurti: Amerika partner kyç, do ta konsultojmë gjithmonë
Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë në Twitter një intervistë që e ka dhën...
-
Serbët lokalë obligohen të protestojnë në Zveçan
Rreth 100 serbë janë mbledhur në mbrëmjen e së mërkurës në Zveçan, në afërsi ...
-
Një burrë plagoset me armë zjarri në Skënderaj
Një person është plagosur në Skenderaj me armë zjarri. Rasti ka ndodhur rr...
-
Sveçla njofton për arrestimin e veteranit serb që kishte luftuar në Koshare
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar veterani i...
-
Kryetari i Leposaviqit qe 60 orë brenda komunës, flet për gjendjen e tij
Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka treguar se akoma nuk e k...
-
Mehaj e Peach flasin për situatën e sigurisë në veri të Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njofton se sot në ministri pati një takim...
-
AGK: Fushatë e rrezikshme me fotomontazhe ndaj gazetarëve
Në rrjete sociale ka filluar një fushatë me fotografi të montuara kundër gaze...
-
Zv/presidenti i OSBE-së: Pati shumë dhunë në veri, nevojitet de-përshkallëzimi
Pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës, Përfaqësuesi Special i Asamblesë ...
-
Muja: Në veri ka milici fashiste të dirigjuar nga Vuçiqi
Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka deklaruar se në veri ekziston një “milici ...