Auto&Tech

Volkswagen planifikon të ndryshojë logon

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 19 Prill 2018

Logoja aktuale e Volkswagen në të cilën dominon shkronja W, është një nga më të njohurat në industrinë e automobilave, por duket se ka ardhur koha që kjo të ndryshojë.

Gjiganti nga Volfsburg dëshiron të harmonizojë identitetin e tij vizual për të drejtuar industrinë e automobilave me veturat elektrike.

Siç transmeton Bloomberg, drejtori i marketingut të VW-së, Johen Sengpiel ka shpallur debutimin e logos së re për vitin e ardhshëm.

-Advertisement-

Ideja kryesore është që pamja e re e Volkswagen të jetë shumëngjyrëshe, në mënyrë që kompania të kthejë pamjen emotive të humbur duke u përpjekur që ‘të duket sa më shumë gjermane’.

Natyrisht, në këtë hap VW vendosi edhe për shkak të humbjes së imazhit pas skandalit dizel.

Logoja e re, para se gjithash, duhet të jetë në harmoni me pjesën e brendshme dhe të jashtme të automobilit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy