Lajme

Volker: E nevojshme t’i mbajmë sanksionet kundër Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 24 December 2017

Përshtypja se konflikti në Ukrainën Lindore nuk përfaqëson më një krizë është e gabuar, deklaroi i dërguari amerikan në ish-republikën sovjetike, Kurt Volker, në një intervistë për gazetën italiane ”La Stampa”.

”Viti 2017 ka qenë më i dhunshmi… dhe kësaj i duhet shtuar edhe shkatërrimi i ekonomisë dhe infrastrukturës dhe pikërisht për këtë duhet të ruajmë presionin”, shtoi ai.

”Sanksionet kundër Rusisë janë të domosdoshme dhe është shumë e rëndësishme që të mbahen ende derisa të mos ekzsitojnë më arsyet për të cilat u vendosën”, theksoi Volker.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera