Sport

Vojvoda: Ashtu siç kam thënë, do të japim 100 përqindëshin

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 14 October 2020

Pas barazimit të Kosovës me Greqinë me rezultat 0-0 ka folur mbrojtësi Mërgim Vojvoda, shkruan Gazeta inFokus.

Vojvoda ka thënë që futbollistët kanë thënë maksimumin, ashtu siç ai kishte premtuar.

Tutje ai theksoi se i kanë befasuar të gjithë me formacionin 3-5-2.

-Advertisement-

“Më duket se kemi bërë befasi për të gjithë. Befasuam edhe Greqinë me 3-5-2. Kjo solli rezultatin, por kishte edhe dëshirë të madhe. Siç kam thënë, do të japim maksimumin dhe kemi bërë 100%. Nuk ishte lehtë pasi gjysma e ekipit mungonte. Kryesorja ishte t’ia dinim vlerën fanellën e Kosovës. Këtë treguam në fushë dhe jam i lumtur. E pamë se nuk i lamë shumë raste Greqisë. Ajo penallti nuk ishte penallti por nuk kishte VAR. Patëm dy raste, duhej të ishim më egoistë dhe të gjuanim. Ajo na dha forcë pasi na tregoi se edhe ne mund të shënojmë dhe në pjesën e dytë ishim më mirë”, ka deklaruar Vojvoda./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera