Rozë

“Vogue” i bëm bashkë Kylie Minogue me ish të dashurin

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 13 July 2018

Ajo kishte treguar se ishte tejet e mërzitur pas ndarjes nga ish i dashuri i saj, modeli Andres Valencoso.

Megjithatë duket se Kylie Minogue e ka tejkaluar ndarjen, pasi dyshja u bënë bashkë në 30 vjetorin e “Vogue” në Madrid.

Kylie dhe Andres u takuan në këtë ngjarje dhe kaluan pak kohë së bashku, e që të dy dukeshin mjaft mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

-Advertisement-

Ky takim vjen 12 muaj pas ndarjes së tyre. Përfaqësuesit e të dyja palëve kishin thënë se ata kanë mbajtur raporte të mira, e duke u bazuar nga ndeja e “Vogue” ata vazhdojnë t’i mbajnë këto raporte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera