Lajme

Vogëlushja që u godit nga vetura mbrëmë në Mitrovicë dërgohet për trajtim në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 23 June 2021

Një vajzë e cila u godit nga një veturë mbrëmë në Mitrovicë është në gjendje të rëndë.

Ajo pritet që nesër në mëngjes të dërgohet për trajtim në Turqi.

Kështu po raporton portali “Jepi Zë”.

-Advertisement-

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një veturë humbi kontrollin në qendër të Mitrovicës dhe goditi disa këmbësorë, një prej të cilëve është edhe vajza që pësoi më së rëndi, përcjell Klankosova.tv.

“Vajza e vogël që pësoi nga aksidenti i mbrëmshëm në Mitrovicë, po vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Ajo po trajtohet në QKUK, por situata s’po përmirësohet për shkak të lëndimeve të mëdha. Për shkak të gjendjes së rëndë, ajo do të dërgohet në Turqi për shërim.Një mjek në QKUK i ka thënë “Jepi zë” se pacienti do të niset që në mëngjes për shtetin turk.Vlen të theksohet se mbrëmë një veturë humbi kontrollin në qendër të Mitrovicës dhe goditi disa këmbësorë, një prej të cilëve është edhe vajza që pësoi më së rëndi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera