Lajme

Vogëlushja që me lot në sy i tha lamtumirë babait pasi u largua nga Ukraina

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 02 March 2022

Fotografia e një vajze të vogël duke qarë në kufirin me Poloninë pasi i tha lamtumirë babait të saj që po lufton në Ukrainë, është bërë virale.

Fëmija mban një çantë shpine të verdhë me disa sende që ajo mundi t’i merrte ndërsa familja e saj iku nga bombardimet dhe u nis drejt kufirit me Poloninë.

Qindra mijëra gra dhe fëmijë janë të pasigurt se ku do të shkojnë ose çfarë do të bëjnë pasi u është dashur t’u thonë lamtumirë burrave dhe baballarëve.

-Advertisement-

Vogëlushës që qante iu lejua vetëm një lamtumirë e shpejtë me babanë e saj, ndërsa ai qëndroi në Ukrainë, ndërsa ushtria e Vladimir Putin vazhdon rrethimin e qyteteve.

Rreth 500 mijë gra dhe fëmijë që thuhet se janë larguar nga Ukraina, ndërsa shumë prej tyre presin në kushte ngrirjeje në Poloninë lindore, Sllovaki dhe Hungari, si dhe në Rumaninë verilindore.

Burrat e moshës së rekrutimit nga 18 deri në 60 vjeç nuk lejohen të largohen nga Ukraina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera