Lajme

Vogëlushi kosovar në ekranin e “Times Square” të New Yorkut

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 16 September 2019

Disa fotografi të Benit, djaloshit të vogël nga Kosova, janë paraqitur sot në ekranin gjigant të “Times Square” në Neë York.

Në njërën nga fotografitë, Beni që është me Sindromën Down është bashkë me Fjolla Rracin që në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët dhe të rriturit me Sindromën Doën dhe ata me autizëm.

Nëna e Benit, Gresa, ka qenë bashkë me të birin për ta përjetuar këtë moment shumë emocional kur fotografitë e Benit e kanë ‘pushtuar’ sheshin Times Square në New York.

-Advertisement-

Fotografia e pesë vjeçarit Beni Godeni u përzgjodh në mesin e 100 më të mirave në konkursin e përvjetshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromës Down.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera