Lajme

Vogëlushët kosovarë marrin trofe e medalje të arta në Dubai

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 19 October 2019

Gjashtë trofe e medalje të arta kanë fituar sot vogëlushët e Kosovës në garën ndërkombëtare “BrainoBrain”, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Këtë gjë, të ditur e ka bërë vet ambasadaori i Kosovës në këtë vend, Avni Arifi, shkruan gazeta inFokus.

“’Brainobrain’ është akademi botërore e fëmijëve me bazë në Neë Delhi dhe funksionon me mbi 950 qendra trajnimi në 45 shtete te botës”, ka shkruar Arifi.

-Advertisement-

“Merret me zhvillimin e shkathtësive dhe aftësive të fëmijëve, zhvillimin e personalitetit, kreativitetit, aftësisë për udhëheqje, ngritje të vetëbesimit, rritje të koncentrimit, vizuelizimit dhe imagjinatës”.

“Ishte kënaqësi që të jam dëshmitar i një ngjarje aq të mirë. Krenar me këta vogëlushë të Kosovës që sot u bashkuan me karvanin e njerëzve më të suksesshëm që i sollën fitore Kosovës”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera