Lifestyle

Vogëlushët e talentuar: Si mund ta dini a është fëmija juaj ndryshe nga të tjerët

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 17 September 2018

Secili fëmijë është i veçantë në mënyrën e vet, aq më parë për prindërit e tyre…

Mirëpo, rrallë janë të lindur me dhunti të veçantë me të cilat kompetencat e tyre janë mbi nivelin e fëmijëve të tjerë,

Shpesh fëmijët e tillë identifikohen me ndihmën e testeve të ndryshme të inteligjencës, edhe pse edukatorët më shumë përqendrohen në shenja të tjera të cilat nuk mund të maten me teste, mirëpo ne po jua sjellin në vazhdim.

-Advertisement-

1. Kureshtja për botën që e rrethon

Interesohen për çdo gjë. Dëshirojnë të dinë se si funksionojnë gjërat, nga ajo se si funksionon tosteri deri te ajo se si lindin fluturat.

2. Krijimi i shpejtë i kthesave jetësore

Njëra ndër shenjat e para që fëmija juaj është gjeni i vogël. Realizon kthesa të mëdha jetësore shumë më herët se zakonisht, për shembull mësimi i gjuhëve të huaja dhe formulimi i fjalive komplekse në moshë të re.

3. Njohja e hershme e modeleve

Këtu nuk është fjala vetëm për identifikimin e ngjyrave dhe formave të ndryshme, por për identifikimin e sjelljes dhe aktivitetet të cilat tashmë kanë ndodhur. Gjithashtu, mbajnë në mend imtësitë të cilat të moshuarit shpesh fare nuk i vërejnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera