Lajme

Vogëlushët 4-vjeçarë, dy viktimat më të njoma të tragjedisë në Bullgari

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 23 November 2021

Binjakët 4-vjeçarë, Albani dhe Luani janë pasagjerët më të vegjël që vdiqën në tragjedinë e autobusit maqedonas në autostradën e Strumës, shkruan gazeta bullgare, Monitor, transmeton Gazeta Express. Pasagjeri më i vjetër është 63 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, shumica e udhëtarëve kanë lindur midis viteve 1971 dhe 2004.

Në aksidentin e rëndë humbën jetën të paktën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan.

-Advertisement-

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, njoftoi se është një shqiptar nga Presheva në mesin e pasagjerëve që mbijetuan. Ai ishte në udhëtim me të fejuarën e tij nga Kumanova. Është edhe një pasagjer me nënshtetësi belge.

TV Alsat-M dhe edicioni online i gazetës Vecher kanë publikuar listën e pasagjerëve në autobus. Nuk dihet ende se cili prej tyre ka vdekur dhe cili ka shpëtuar. Të gjithë udhëtarët kanë emra shqiptarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera