Lajme

Vodhi një orë dore në Prishtinë, arrestohet algjeriani

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 24 December 2021

Është arrestuar një shtetas i Algjerisë në Prishtinë, pasi që dyshohet se ka vjedhur një orë dore në vlerë prej 160 eurosh, shkruan Gazeta Infokus.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është arrestuar i dyshuari mashkull algjerian shtetas i Algjerisë, nën dyshimin se i njëjti në një lokal ka arritur të vjedh një orë dore në vlerë 160“, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, është bërë e ditur se me vendim të prokurorit i arrestuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera