Lajme

Vodhi 990 mijë euro në Aeroportin e Rinasit, ja me sa vite dënohet

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 25 October 2021

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vite burg Aleks Pepën, i akuzuar për grup kriminal dhe vjedhje me dhunë. Ai u dënua për vjedhjen e 990 mijë eurove në vitin 2016 në pistën e Aeroportit të Rinasit.

Kujtojmë se për ngjarjen Papa u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Ai cilësohet si “truri” pas grabitjes dhe bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij u identifikuar nga analizat e ADN-së dhe qelizat telefonike.

Këto të fundit tregua se në 30 qershor 2016 u lokalizuan nga antenat telefonike në zonën e Rinasit.

-Advertisement-

Më 30 qershor 2016 dy persona të armatosur çanë rrethimin e aeroportit ndërsa drejtonin një automjet tip “Benz-Mercedez“ ngjyrë të kuqe. Një person i tretë i priste më pas në një makinë të vjedhur dhe roli i tij ishte t’i ndihmonte të largoheshin.

Papa bashkë me një person tjetër këputën me darë çelësat e derës së rrethimit të Aeroportit të Rinasit dhe më u futën me automjetin tip “Benz” dhe u afrua tek makinat e blinduara të një shoqërie sigurie, e cila ishte kontraktuar nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë për të transportuar sasinë e eurove nga Tirana, në drejtim të Rinasit, me qëllim transferimin e shumës financiare jashtë shtetit. /abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera