Lajme

Vodhën pjesë në kompaninë ku punonin, arrestohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 02 October 2018

Dy persona janë arrestuar të hënën në Kaçanik pasi dyshohen për keqpërdorim të besimit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës dy të dyshuarit kanë vjedhur pjesë të metalta të konstruksionit të urave në kompaninë në të cilën punon.

Vlera e pjesëve të vjedhura arrin afër 30 mijë euro.

-Advertisement-

“Kaçanik 01.10.2018 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët derisa ishin në sigurim të një kompanie për punimin e rrugëve kishin vjedhur pjesë të metalta të konstruksionit të urave në vlerë rreth 27.132 €.”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas raporti të Policisë së Kosovës dy të dyshuarit janë arrestuar ndërsa janë dërguar në mbajtje.

“Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera