Vodhën mbi 30 mijë euro në një market në Viti, iu caktohet paraburgimi 5 personave
Autori: Gazeta inFokus
11:30 | 29 November 2023
Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e paraburgimit pesë personave, pasi dyshohet se më 1 qershor në Viti kanë kryer një vjedhje në një market.
Sipas gjykatës, të pandehurit M.B., G.S., A.M., M.M. dhe Z.M., me përgatitje paraprake dhe planifikim të veprimeve kanë shkuar në një market në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Viti, ku në brendi dhe zyre të marketit kanë vjedhur 28 mijë euro.
“Të njëjtit kanë shkuar në marketin e lartcekur, ashtu që fillimisht të pandehurit M. B. dhe G. S. hapin me forcë dyert e marketit, depërtojnë në brendi dhe në zyre të marketit marrin shumë prej 28.000€, e më pas largohen në drejtim të parkingut ku ishin duke i pritur të pandehurit M.M., A.M. dhe Z.M., të cilët ishin duke e siguruar terrenin”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Më tej, gjykata bëri të ditur se më 5 nëntor të këtij viti, pesë të pandehurit, në marketin e njëjtë kanë kryer një tjetër grabitje në vlerë prej 2 mijë e 500 euro.
“Me përgatitje paraprake dhe duke i ndarë rolet, ashtu që të pandehurit M. B. dhe G. S., të maskuar e me përdorim të forcës apo kanosjes serioze duke mbajtur armë në dorë, ndaj të dëmtuarit H. H., ashtu që derisa i dëmtuari i kishte mbyllur dyert kryesore të marketit, të pandehuri i dalin para, në afërsi të marketit, në errësirë me ngjitës i’a mbyllin gojën të njëjtit e më pas me forcë hapin dyert e marketit, depërtojnë në brendësi dhe aty marrin shumë prej 2500 €, e më pas dalin nga marketi dhe bëhen bashkë me të pandehurit M.M, A.M. dhe Z.M. të cilit ishin duke i pritur me veturë”, thuhet tutje në njoftim.
Sipas gjykatës, me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprat penale “vjedhje e rëndë” dhe grabitje”, ndërsa bëhet e ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...































