Lajme

Vodhën kabllo elektrike, arrestohen katër persona

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 01 February 2022

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka arrestuar katër persona për kryerjen e disa veprave penale, gjegjësisht vjedhje.

Në një njoftim të Policisë bëhet e ditur se pas identifikimit të të dyshuarve H.Sh., E.Q., F.B., dhe B.L. njësiti policor i hetimeve ka arritur që të njëjtit t’i arrestojë.

“Njësia e hetimeve gjatë punës operativo-hetimore ka arritur të identifikojë dhe më datë 31.01.2022 ka arrestuar katër (4) persona: H.SH., i lindur në vitin 1994, E.Q., i lindur më 1997, F.B. i lindur në vitin 2000, dhe B.L. të dyshuar për vepra penale – vjedhje në lokacione të ndryshme në zonën e përgjegjësisë që ka Stacioni polior – Gjakovë”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Sipas Policisë, në vazhdën e dëshmive njërit nga të dyshuarit i vihet në barrë vepra penale – vjedhje e rëndë, respektivisht vjedhje e kabllove elektrike në vlerë prej rreth 11 mijë euro.

Pas mbledhjes se dëshmive dhe intervistimit të tyre, në konsultim me prokurorin kujdestar te njëjtëve iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera