Lajme

Vodhën 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit, arrestohen dy të mitur në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 21 September 2022

Dy persona janë arrestuar në fshatin Petrovc të Kamenicës, pasi që dyshohet se kanë vjedhur rreth 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit.

Lidhur ma rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

-Advertisement-

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ditë më parë kishin vjedhur rreth 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera