Lajme

Vodhën 23 mijë euro në Malishevë, hajnat lënë gjurmë të gjakut dhe të gishtërinjve

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 03 June 2021

Të martën mbrëma, Zenel Morinës, në shtëpinë e tij në Lubizhdë të Malishevës, hajnat ia vodhën 18 mijë euro para të gatshme, si dhe 5 mijë euro stoli ari.

Pronari i shtëpisë tha se kur vjedhja u bë, ai ishte me familje në pushime.

“Kah ora 9 e 8 minuta përafërsisht, kanë hy prej mbrapa shtëpisë, se mali është afër 200 metra. Dhe kanë vazhduar brenda. Në bodrum, në kat të parë të dytë ku kanë vjedh e thyer.”, tha Morina.

-Advertisement-

Derisa hajnat kishin bërë përpjekje të mos xhirohen tërësisht nga kamerat, prapë ata lanë disa gjurmë.

“Po më interesantja është se kanë lënë gjurmë të gjakut brenda dhe shenja të gishtave. Edhe pse në kamera shihet se kanë pasure doreza. Po ndoshta gjatë vjedhjes I kanë hekë dorezat”, tha Morina.

Me këtë rast tanimë po merret Policia.

“Më datë 02.06.2021, pas mesnate, persona të panjohur, përmes derës së bodrumit, në një dhomë kanë vjedhur 18 mijë euro dhe ari në vlerë rreth 4 mijë euro. Hetimet po vazhdojnë.”, njoftoi zëdhënsi i Policisë në Gjakovë, Nusret Gjurkaj.

Sidoqoftë, jo shumë larg nga kjo shtëpi, në një shtëpi tjetër, po në këtë fshat, pak javë më parë, hajnat vodhën rreth 10 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera