Lajme

VMRO-ja paralajmëron protesta

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 24 November 2018

VMRO-DPMNE paralajmëron një sërë protestash kundër qeverisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të partisë.

Protesta e parë u njoftua për të mërkurën, pikërisht në përvjetorin e arrestimit të organizatorëve të protestave “Për një Maqedoni të Përbashkët”, e cila rezultoi me hyrje të dhunshme në Kuvend në 27 prill të vitit të kaluar.

Protesta do të fillojë nga selia e VMRO-së dhe do të përfundojë para Qeverisë. Partia opozitare akuzon se LSDM-ja e çon vendin në drejtimin e gabuar si dhe në të njëjtën kohë është duke u zhytur në korrupsion.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera