Lajme

VMRO akuzon LSDM-në për trazirat në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 29 April 2017

VMRO-DPMNE-së vazhdon ta akuzojë LSDM-në si përgjegjëse për atë që ndodhi në sallën e Kuvendit. Sipas partisë së Nikolla Gruesvkit, me tentimin e formimit të institucioneve paralele në shtet, demokracia kthehet mbrapa dhe dëmton rëndë republikën e Maqedonisë.
“LSDM ka zbatuar dhunë politike me shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe rregulloren për punën e Kuvendit. Kjo është shkelje direkte e karakterit unitar të shtetit. Dhuna politike e LSD-së në fund eskaloi në dhunë fizike. Tentimi joligjor nga ana e LSD-së që të emërojë Talat Xhaferrin për kryetar të Kuvendit, ishte një provokim ndaj popullit maqedonas”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera