“Vlora e zbrazur”, kryetari i saj i fton kosovarët të shkojnë në bregdet
Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 13 July 2022
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i ka bërë thirrje shqiptarëve nga Kosova që të vizitojnë bregdetin e Vlorës për këtë sezon veror.Në një intervistë në Abc, Leli tha se Vlora është vendi që përfshin të gjitha fashat e çmimeve dhe se ofron mundësinë për të bërë pushime të lira, pa shpenzuar shumë para.
Ndërsa theksoi se çmimet në Shqipëri janë më lirë se jashtë vendit.“Do ishte mirë të kishte më tepër lëvizje. I bëj thirrje qytetarëve nga Kosova të vijnë në Vlorë. Do të doja shumë që Vlora të flasë shqip. Sigurisht kam vërejtjet e mia për restorantet dhe hotelet pavarësisht çmimeve të larta që mund të ketë tek tuk, pushimet këtu bëhen më lirë se kudo tjetër. Ka hotele për ata që duan të harxhojnë shumë dhe për ata që duan të harxhojnë pak.
Që nga nesër do shkoj te hotelet që ofrojnë çmime të lira për ti promovuar. Vlora është shumë e shtrenjtë për ata që dua të harxhojnë dhe e lirë për ata që duan të kursejnë. Vlora është vendi ideal që ka të gjitha fashat e çmimeve. Çmimet në Shqipëri janë më lirë se kudo tjetër”, u shpreh Leli.Ndër të tjera Leli u ndal edhe te pastërtia e detit në Vlorë. Ai tha se në Vlorë nuk janë raportuar raste të infeskioneve nga plazhi, duke pohuar se deti atje është i pastër.
“Vlora është një vend që absolutisht ka problem, por pas përfundimit të një investimi shumë të mirë janë bërë shumë përmirësime në kanalizimet e qytetit. Unë personalisht me familjen time bëj plazh këtu në Lungomare.Nuk janë raportuar raste infeksioni nga plazhet e Vlorës. Vlora është vendi që i ka të gjitha plazhet, me rërë e me gurë, ka Adriatikun dhe Jonin”, tha Leli.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...