Vlora Dumoshi pret në takim Haxhi Krasniqin: Na bërë krenar, arritjet e tua flasin shumë për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
11:39 | 15 October 2020
Kampioni i botës në boks, Haxhi Krasniqi është pritur në takim nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.
Dumoshi derisa ka uruar Haxhiun për titullin, është shprehur edhe se ky titull flet shumë për shtetin e Kosovës. Ministrja ka theksuar se arritjet e Krasniqit e kanë bërë krenar gjithë vendin e për çka edhe vet Krasniqi thotë se ëndrra e tij më e madhe ka qenë ta nderoj shtetin e Kosovës me titullin e botës.
Dumoshi, ka ritheksuar se arritjet e Krasniqit po e bëjnë krenar gjithë shqiptarët.
“Ne jemi ende në emocionet e krenarisë për ty dhe për punë tënde. Më vjen mirë që sot po takohemi edhe ke ndarë kohën. E di që tash je edhe shumë i kërkuar, deri sa hyrë në ministri sa fotografia u bë e për çka të dëshiroj shumë suksese. Kjo flet shumë për shtetin e Kosovës edhe pse nuk është prezantuar, por je prezantuar ti si djalë Kosove, i shkuar në Gjermani dhe ne e dimë se gjitha familjet tona të cilat kanë shkuar atje për të bërë përpjekjet që i kanë bërë dhe kjo është për të falënderuar dhe prindërit dhe njerëzit që të kanë shtyrë e që ke arrit që sot të jesh kampion bote”, tha Dumoshi.
Kamioni i botës në boks, Haxhi Krasniqi është shprehur se gëzimi dhe respekti i Kosovës për fitoret e tij, e bën krenar për vendin. Krasniqi ka treguar edhe për sakrificën 15 vjeçare për të realizuar ëndrrën e tij.
“Faleminderit për mirëpritjen dhe respektin për mua. Është kënaqësi dhe krenari shumë e madhe kur shteti im e respekton kaq shumë dhe i gëzohet kaq shumë arritjeve të mia dhe kam marrë shumë mesazhe nga të gjithë që e kanë parë këtë lojë dhe me kanë respektuar kaq shumë sikur të isha person i familjes së tyre. Kjo është kur ka qenë mbështetja më e madhe kur e kanë ndje kaq shumë si humbjen si fitoren, njëjtë. Për këtë ndeshje është një sakrificë 15 vjeçare, ka pas zhgënjime por ka pas edhe gëzime. Mirëpo ka qenë qëllimi kryesor dhe ëndrra më e madhe ka qenë që një ditë ta nderoj shtetin tim me titullin e botës”, tha Krasniqi.
Krasniqi ka dhe një ëndërr. Ëndërra e tij është që ta bëjë gjithë botën të di për Kosovën, e kjo sipas tij do të bëhej me mbrojtjen e titullin e kampionit të botës në boks për Kosovën.
Megjithëkëtë, ai tha se është e nevojshme mbështetja e talentëve të rinj në Kosovë.
“Është e nevojshme sepse ne shqiptarët kemi shumë talentë dhe sportistë të mirë që kanë nevojë me pas mundësi dhe është shumë gjë e mirë kur iu ipet mundësia. Është edhe për mua një ëndërr shumë e madhe që një ditë ta mbroj titullin e botës në Kosovë që edhe vendet tjera të dinë dhe çdo vend në botë ta ketë ne vësh emrin e Kosovës”, tha Krasniqi.
E ministrja Dumoshi është zotuar se MKRS do të përkrah çdo iniciativë që do të vie nga Krasniqi.
“Ne jemi të gatshëm që çdo iniciativë që vie nga ju do ta përkrahim dhe do të rrimë mbrapa si MKRS”, është shprehur Dumoshi.
Dumoshi në këtë takim ka folur edhe për projektet për fushën e sportit për investimet infrastrukturore në fushë sportive.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

































