Lajme

Vlora Dumoshi: Ne do të vazhdojmë punën nuk heqim dorë nga përgjegjësia

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 26 March 2020

Vlora Dumoshi ministre e Kulturës ka deklaruar për Gazeten inFokus, se ministrat e LDK-së, janë dal në detyrë dhe do të vazhdojnë punën e tyre, shkruan Gazeta inFokus.

“Ne qëndrojmë pas fjalës së kryetarit të partisë do të vazhdojmë punën sot dhe çdo ditë tjetër deri sa jemi në detyre do të vazhdojmë punën, kemi marr përgjegjësi nga qytetarët e Kosovës dhe do ti qëndrojmë pas kësaj përgjegjësie edhe pse njeriu kryesor në qeveri është shkarkuar mbrëm pa ndonjë arsye”

Dumoshi deklaroi se janë koordinuar me partin dhe shkarkimi i tyre varet tani nga kryeministri Albin Kurti.

-Advertisement-

Isa Mustafa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se partia e tij nuk do t’i largojë ministrat nga qeveria, por që është në vullnetin e Kurtit nëse ai do të vazhdojë të punojë me ta gjatë kësaj gjendje emergjente, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç bëri mbrëmë me Avdullah Hotin.

Ndërkohë që mbetet të shihen veprimet e Kurtit gjatë ditëve të ardhshme, në qeverinë që ai udhëheq tanimë si kryeministër në detyrë, janë edhe pesë ministra të LDK-së; Lumir Abdixhiku, Vlora Dumoshi, Hykmete Bajrami, Besian Mustafa e Anton Quni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera