Lajme

Vlora Dumoshi: Jam gruaja më e votuar në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 09 October 2019

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Vlora Dumoshi, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, thotë se është femra më e votuar në Prishtinë.

Ajo ka shkruar se sipas të dhënave të fundit, në pesë degët e LDK-së në Prishtinë, radhitet si gruaja më e votuar nga të gjitha kandidatet për deputete në kryeqytet, shkruan gazeta inFokus.

“Nga të dhënat e fundit të 5 degëve të LDK-së në Prishtinë, nga zgjedhjet e 6 tetorit, rradhitëm femra më e votuar nga kandidatet për deputete në kryeqytet”, ka shkruar Dumoshi.

-Advertisement-

Krejt në fund ajo ka falënderuar kryeqytetin e Kosovës.

“Faleminderit PRISHTINË!”, falënderoi ajo./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera