Lajme

Vlora Dumoshi i reagon ashpër njërit prej deputetëve të VV: Mbylle gojën, mjaft

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 22 September 2022

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, në debatin për greva që është duke u mbajtur në seancën e Kuvendit iu është drejtuar ashpër njërit prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje me “mbylle gojën”.

Kjo ndodhi pasi që njëri nga deputetët e VV u dëgjua duke e ndërhyrë në fjalimin e saj, shkruan Gazeta Infokus.

“Mbylle gojën, mbylle gojën se unë po flas tani dil ti, epo unë të thashë qitash ty mbylle gojën mjaft mo e qaq”, tha Vlora Dumoshi

-Advertisement-

Në lidhje me këtë i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Kuvendit Glauk Konkjufca ku kërkoi që deputetja Dumoshi të ketë kujdes me gjuhën parlamentare./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera