Lajme

Vlora Citakut i bllokohet llogaria në Facebook: Mund ta imagjinoj kush më ka “raportuar”

Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 14 January 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka njoftuar se qe një javë i është bllokuar llogaria në rrjetin social Facebook.

Sipas saj, llogaria i është bllokuar shkaku i raportimeve, derisa ka edhe një mendim se kush ka mundur ta raportojë.

“Ka një javë që llogaria ime në Facebook është bllokuar, për shkak të raportimeve. Ata që më kanë ndjekur në rrjetet sociale e dinë mirë sa korrekte jam në komunikimin tim publik. Mund ta imagjinoj kush më ka “raportuar”…nga fqinjësia veriore. Po këtu si e verifikuar jam :-)”, ka shkruar Çitaku.

-Advertisement-

Ndryshe, Çitaku ka pasur një përplasje me Ambasadorin e Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq.

Përplasja mes tyre erdhi pasi tenisti serb, Novak Gjokoviq, njoftoi se i është dhënë leja për të garuar në Australian Open duke bërë një përjashtim mjekësor nga vaksinimi.

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerët”, ishte postimi i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera