Lajme

Vlora Çitaku tregon se kur do të bëhen të ditur emrat e PDK-së për drejtorë në Komunën e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 25 January 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se brenda pak ditësh do të bëhen të ditur emrat e drejtorëve për Komunën e Prishtinës.

Çitaku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se marrëveshja me LDK-në në Prishtinë është bërë shumë vonë, pothuajse në ditën e fundit.

“Në fakt marrëveshja e koalicionit me LDK-në është bërë shumë vonë, pothuajse ditën e fundit, pra ndarja e resorve. Për neve në PDK, pjesa më e rëndësishmë e këtij procesi ka qenë fuzionomi i një pjese të programit që ka prezantuar Urani, me atë të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Pasd lidhjes së marrëveshjes ka pasur takime të rregullta mes Ramës dhe Ismajlit, për ne ka qenë më e rëndësishme fuzionomi bashkërendimi programor”, tha Çitaku.

-Advertisement-

Nënkryetarja e PDK-së shtoi se nuk janë angazhuar që t’i emërojnë drejtorët vetëm për një vend pune, mirëpo për përcaktimin e njerëzve kompetentë e kredibilë.

“Ne procesin e emërimit të drejtorëve, në një komunë sic është Prishtina, nuk e shohim si një vend pune, por për ne ka qenë e rëndësishme që ky proces të përcaktohemi në njerëz kompetent, kredibile, brenda pak ditësh, ne do të kemi emrat edhe për nënkryetarin/en”, tha Çitaku.

Çitaku foli edhe pas raportimeve se Dardan Sejdiu do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës, për të cilin tha se do të shpresonte që ai t’i bashkohet PDK-së, por se nuk mund të flasë me emra sa i përket këtyre pozitave.

“Zotëri Dardan Sejdiu e njoh shumë pak, në kohën më të madhe të jetëgjatësisë, shpeshherë, për të mos thënë shumicën e kohës, kam pasur mendim tërësisht të ndryshëm nga ai. Por, ai është një profesionist i zoti që unë e çmoj, për të cilin besoj se ka potencial për t’i dhënë shumë shërbimit publik në Kosovë. Unë s’mund të flasë me emra kush është e kush nuk është drejtor. Shpresoj që Dardan Sejdiu t’i bashkëngjitet PDK-së”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera