Lajme

Vlora Çitaku reagon për vrasjen e gruas në Prishtinë: Nuk ka motiv që e arsyeton këtë çmenduri

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 25 November 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me vrasjen e një gruaje nga burri i saj në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka thënë se nuk ka motiv që e arsyeton këtë çmenduri.

“Në Prishtinë, një grua në moshën 63 vjeçare vritet me sopatë nga bashkëshorti i saj.

-Advertisement-

Nuk dihen motivet e vrasjes, po thonë. Sinqerisht, motiv po kërkoni a?!!

Nuk ka motiv që e shpjegon apo arsyeton këtë çmenduri. Dhimbje pafund”, ka shkruar ajo.

LEXO EDHE: Burri vret gruan me sëpatë në Prishtinë

63 – vjeçarja dyshohet se u vra me sëpatë nga burri i saj mëngjesin e së premtes, i cili më pas u vetëdorzua në polici.

Derisa nga prokuroria kanë konfirmuar se sëpata e cila dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera