Lajme

Vlora Çitaku reagon për tragjedinë në Gllogjan, e quan akt terrorist?!

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 26 November 2021

Për rastin ku ndodhi një krim makabër, tragjedia qe tronditi Kosovën në Deçan, ku mbetën të vrarë dy fëmijë dhe një rritur, ka reaguar edhe Vlora Citaku.

Ish ambasadorja Vlora Çitaku, e ka quajtur sulmin ndaj autobusit në Gllogjan si akt terrorist, ani pse në të gjitha komunikimet e policisë dhe akterëve tjerë të drejtësisë, kjo ngjarje po cilësohet si sulm kriminal.

“E tronditur deri në palcë, ajo çka ka ndodhur në Deçan është akt terrorist”, ka shkruar Çitakunë reagimin e saj./Gazeta Infokus/

Të tjera