Vlora Çitaku përfitoi në emër të Albin Kurtit në OKB, ja kush e thotë
Autori: Gazeta inFokus
17:22 | 01 November 2019
Filozofi nga Shqipëria, Elvis Hoxha, njëherësh anëtar i Lëvizjes “Vetëvendosje” – dega në Tiranë, ka reaguar pas deklaratave të Vlora Çitakut në mbledhjen e OKB-së.
Diplomatja kosovare në Uashington iu drejtua Ivica Daciqit se ai ishte ministër i regjimit të Millosheviqit derisa Albin Kurti gjendjen në burg.
Dialogu mes Vlora Çitakut dhe Daçiçit është dyfish interesant. Dialogu dëshmon për paaftësinë e të dyve, reagoi Elvis Hoxha.
“Ajo ishte pjesë e një regjimi të dhunshëm ndaj sovranitetit politik, ushtarak, diplomatik dhe ekonomik të Kosovës. Por ja që nga autoriteti moral dhe intelektual i Albin Kurtit mund të përfitojë edhe Vlora Çitaku. Edhe Çitaku që është kokë e këmbë e zhytur në pushtetin më korruptues të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, edhe ajo mund të përfitoj diçka nga pastrimi moral që mund të sjellë fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje!. Aq të lartë e ka horizontin moral Albin Kurti dhe Lëvizja, sa ndriçimi do të rrezatojë edhe figurat më të palara të regjimit”, ka shkruar ai.
Më tej, Hoxha theksoi se Daçiçi është hedhur në sulm të hapur kundër pavarësisë së Kosovës, sepse tani nuk ka të bëjë më me kundërshtarë të përdorshëm, të shantazhueshëm dhe të dobët në diplomacinë ndërkombëtare.
“Ai e di mirë se Albin Kurti do ta rimëkëmbë dhe rehabilitojë figurën e Kosovës në tryezat e dialogjeve. Më parë serbët fitonin tërë ndeshjet ku përfaqësuesit shqiptarë të Kosovës mungonin. Këtej e tutje serbët do ta kenë shumë të vështirë të dëshmojnë se janë të moderuar, se nuk janë ish stafi i Milosheviçit. Të moderuar i bënte frika dhe injoranca e përfaqësuesve shqiptarë të Kosovës. Por aty ku Daçiçi tregoi se është me po aq pak aftësi sa dhe Çitaku, është se nuk përfitoi t’i thoshte se, për sa i takon autoritetit të lartë moral, politik dhe intelektual të Albin Kurtit, Daçiçi dhe Çitaku përputhen. Të dy palët kanë përdorur kundër tij policinë, burgun dhe gjyqin kundër këtij personaliteti. Nëse ekzaltimi i krenarisë e heq nga koka e disa njerëzve numrin e arrestimeve dhe gjykimeve të Albin Kurtit, unë nuk jam aq i mahnitur sa me fshi prej mendjes dhe kujtesës naj 9 arrestime të Albinit.
Si shumë të tjerë unë e kam parë se si forcat speciale të Kosovës e kanë tërhequr zvarrë me dhunë të pashoqe Albini Kurtin. Dhe ky njeri shumë shpejt do të jetë kryeministri i Kosovës. Këtë liderat e regjimit që sapo u shkatërua duhet ta mendonin mirë një herë e një kohë. Por injoranca nuk u lejoi të mendonin se nuk ka dhunë e regjim që të jetë i përjetshëm dhe absolut. Sepse nuk ka skllavërim të përjetshëm dhe absolut, sepse nuk ka njerëzim të skllavërueshëm absolutisht e përjetësisht. Dialogu mes dy folësve të cituar më sipër tregon se sa e superiore bëhet politika ndaj ligësisë e injorancës kur hyn në marrëdhënie me drejtësinë”, ka shkruar ai.

T� tjera
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
-
Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...


































